Reagime të shumta nga zyrtarë të ndryshëm kanë ardhur pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj për shkarkimin e ambasadorit zviceran, Jenan Hubert Lebet.
Lekaj këtë e kishte bërë pas fjalimit të ambasadorit Jenan Hubert Lebet se shteti zviceran është duke financuar Kosovën ndërkaq që zyrtarët shtetërorë veteranët.
E i fundit që ka reaguar është ambasadori i SHBA-ve, Philip Kosnett.
Ai ka thënë se pajtohet me mendimin e ambasadorit britank, O’Connell.
“Ambasadori zviceran tha atë që po mendojmë të gjithë. Është koha për njerëzit që e duan Kosovën për të ndërmarrë veprime kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë, pa u kufizuar në Kosovë. Por ata që veprojnë do të kenë mbështetjen tonë”, ka shkruar O’Connell, shkruan lajmi.net.
Kujtojmë se më vonë gjatë ditës, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ishte takuar pikërisht me ambasadorin e Zvicrës, Jenan Hubert Lebet.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...