Aksidenti në Mramor netë më parë, mori jetën e katër personave.
Pas daljes së ekspertizës së këtij aksidenti, kanë reaguar familjarët e katër personave që humbën jetën në mbrëmjen e 16 nëntorit.
Djali i të aksidentuares, Elfete Rashiti ka thënë se edhe me këtë ekspertizës fajtorë, si çdo herë po del populli kosovarë, përderisa zyrtarët, duke përfshirë këtu ambasadoren turke mbrohen gjithmonë.
Përmes një shkrimi të dërguar për Indeksonline, ai ka thënë se nuk është e mundur që eskorta e ambasadës të ketë qenë 60 km/h, përderisa vetura pas saj të ketë qenë 100 km/h.
Ai ka thënë se familja e tyre ndihen të indinjuar me këtë rast.
Ky është shkrimi i tij:
Përshëndetje drejtësi e dështuar në Kosovë, jam djali i të aksidentuares në Mramor, Elfete Rashiti.
Sot doli ekspertiza e parë e dhënë nga kryeprokurori i Prokurorisë në Prishtinë Imer Beka kinse në aksidentin që ndodhi në Mramor fajtorë del populli i gjorë si gjithherë që ndodh me drejtësinë kosovare.
Në ekspertizë thuhet se makina e eskortës së ambasadës turke paska qenë 60 km/h dhe është ndeshur me Opel Corsen ku në foto shihen dëmtime të mëdha të makinës ku për pasoj pat edhe humbje të jetëve te njerëzve, kurse makina Audi mbrapa eskortës ka qenë mbi 100km/h, sic dihet makina që është me shpejtësi më të madhe gjithmonë është e para si në gara ashtu edhe në komunikacion.
Poashtu sipas ekspertizës po del që vetëm vetura e eskortës së ambasadores turke paska qenë me shpejtësi sipas ligjit ku ne e dimë fare mirë që eskortat gjithmonë vozistin me shpejtësi të madhe si jashtë qyteti ashtu edhe brenda qytetit, këtë e kanë me dije e gjithë populli.
Ne si familje Rashiti jemi tepër të indinjuar me këtë rast që nuk kemi pasur as një vizite nga Policia e Kosovës, Gjykatat , Prokurorët apo Mediat në Kosovë, fokusi kryesor i tyre ka qenë dhe po mbetet në ambasadoren turke, Kivilcim Kiliç, edhe autoritet me të larta në Kosovë si kryeministri, kryetari i Kuvendit, disa deputetë të Kosovës as nuk qajnë kokën për ne si popull i Kosovës edhe pse ne kemi humbur jetët e familjarëve tanë e në këtë rast hiq me pak se katër anëtarë.
Deri kur do të shkoj kjo që drejtësia të jetë e pavarur ashtu sic duhet te jetë në Kosovë për Popullin e Kosovës apo gjithmonë duhet të fitojnë politikanët e në këtë rast edhe ambasadorët që janë në Kosovë të kenë këtë privilegj kaq të madh, askush nuk pyet për popullin e gjorë”, thuhet në reagimin e familjarëve.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...