Duke qenë pronar i Klinikës “Medicus”, në të cilën dyshohet se janë bërë transplante ilegale të veshkave në periudhën e pasluftës, urologu Lutfi Dervishi, është liruar nga masa e paraburgimit dhe u dërgua në arrest shtëpiak.
Gazeta Express ka përcjellë gjykimet e rastit “Medicus”, ku kanë dëshmuar dhjetëra dëshmitarë për këtë rast.
Si pronar i kësaj klinike, “Medicus”, Lutfi Dervishi, i cili nga Prokuroria akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar, i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe u zëvendësua në masën e arrestit shtëpiak.
Lajmin për Gazetën Express, e ka konfirmuar avokati i Dervishit, Besnik Berisha.
Berisha ka thënë Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim për zavendësimin e masës së paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak.
“Masa e paraburgimit është zavendësuar me masën e arrestit shtëpiak për z. Lutfi Dervishi”, ka thënë avokati Berisha.
Vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës erdhi pasi Gjykata e Apelit e ktheu për të dytën herë rastin në rigjykim.
Vlen të theksohet se shëndetësia kosovare u njollos keq te ndërkombëtarët për shkak të rastit “Medicus”.
Në këtë klinikë thuhet se operacione ka kryer edhe mjeku turk, Yusuf Sonmez, i njohur si “Dr. Vampiri”. Ky etiketim i erdhi atij pasi, jo vetëm në Kosovë, por në shumë shtete të tjera ai ka kryer operacione të transplanteve të veshkave./Express/
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...