Për sa kohë që Ali Ahmeti me partinë e tij të dështuar nuk largohet nga skena politike vetëm sa i kontribuon krizës së shqiptarëve në Maqedoni.
Tradhtitë e tij ndaj shqiptarëve në këtë shtet tani më dihen. Tradhtia e fundit kombëtare ishte kur heronjtë e rinj të kombit shqiptar, që vdiqën pas një lufte rreth 30 orësh kundër ushtrisë dhe policisë maqedonase në lagjen e Trimave në Kumanovë, u tradhtuan nga Ali Ahmeti.
Në mesin e 10 të vrarëve ishin edhe Beg Rizaj, i cili ishte truproje e Ali Ahmetit në vitin 2008, dhe i kishte ndihmuar t’i fitoj zgjedhjet. I vrarë kishte mbetur edhe Mirsad Nrecaj, i cili ishte pjesë e këtij grupi.
Si pasoj e kësaj tradhtie Gjykata Penale dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të cilët ishin dorëzuar. Prej tyre 7 dënime u dhanë me burg të përjetshëm. Kryetari i BDI-së, ka pranuar se ka pasur takime me grupin e armatosur të Kumanovës vetëm dy javë para se të ndodhte konflikt i hapur.
Ai ka thënë se është takuar me atë grup dhe ata i kishin premtuar se nuk do të ndërmarrin asgjë të tillë.
“Takimi i fundit me këtë grup ka qenë vetëm dy javë para se të ndodhte ky rast. Takimi ka përfunduar pas 3-4 orësh me Sami Ukshinin, por kemi pasur takime edhe më herët dhe ne menduam se ata nuk do të ndërmerrnin diçka”, ka thënë Ahmeti, i cili ka shfaqur hapur tradhtinë që ua ka bërë këtij grupi duke i qit në pritë te kthetrave sllavo-maqedonase.
Ai ka pranuar se një pjesë prej tyre i ka njohur dhe i kam sugjeruar që të ndalin veprimtarinë e tyre.
“Unë një pjesë të tyre i kam njohur dhe do të ishte e pavërtetë e madhe qe të them se nuk i njoh”, kishte deklaruar ai.
Ai foli edhe për atë se si komunikoi me grupin e armatosur.
“Unë asnjëherë nuk kërkova të dorëzohen këto grupe”, tha Ahmeti, edhe pse tash e sa vite personat e dorëzuar po malltretohen burgjeve të Maqedonisë.
“Për aq sa kisha unë përgjegjësi mundësova komunikimin drejtpërdrejte. Doja të shpëtoja jetë njerëzish ata kërkuan ndihmën time, unë s’kisha shpirt të mos angazhohem, s’ma lejonte shpirti, ndërgjegjja, ka qenë veprim i mirë, sepse ka mundur të vriten 26 njerëz”.
Babai i Mirsad Ndrecaj: Ali Ahmeti i tradhtoi djemtë tanë
Osman Ndrecaj, babai i Mirsad Ndrecajt, në një dokumentar në Tv Shenja, ka thënë se Ali Ahmeti e ka tradhtuar grupin e Kumanovës.
“Kjo është tradhti, dhe një tradhti e madhe. Pikë së pari, prej politikanëve dhe udhëheqësve, prej Ali Ahmetit e teposhtë ”, ka thënë Ndrecaj.
Flet vajza e Val Zekajt: Ali Ahmeti u ka thënë Grupit të Kumanovës të dorëzohen, se do i presë OSBE-ja!
Vajza e të dënuarit me burgim të përjetshëm në grupin e ‘Kumanovës’, ka rrëfyer disa detaje të pathëna deri më tani për këtë konflikt.
Çfarë i kishte thënë asaj babai kur kishte vendosur të merrte pjesë në konfliktin në Kumanovë?
Pse ndihet i tradhtuar babai i saj? Cila ishte biseda e Ali Ahmetit me komandant ‘Sokolin’ dhe çfarë u kishte thënë ai pjesëtarëve të këtij grupi? Kush u tha atyre se në krye të kësaj pune është një komandant amerikan dhe çfarë doli në të vërtetë. Të gjitha këto i gjeni në rrëfimin e Melisës.
Gjykata Penale dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës.
Prej tyre 7 dënime u dhanë me burg të përjetshëm. Ndër ta ishte edhe Valdet Zekaj. Familjarët e tij kanë rrëfyer ekskluzivisht për Gazetën Insajderi disa detaje të cilat ai ua ka thënë atyre.
Vajza e tij, Melisa Zekaj, ka rrëfyer për Insajderin disa gjëra të cilat ia ka thënë babai Valdeti. Ajo ka thënë se babanë e saj e kishte ftuar Xhafer Zymberi, i vrarë në konfliktin e armatosur në Kumanovë. Ai i kishte thënë se po shkojnë atje për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve.
“Një muaj para se me ia nis lufta, babi e ka marrë vesh. E ka thirr Xhafer Zymberi, i ka thënë se po shkojmë të luftojmë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, pikërisht për shkak të prishjes së Marrëveshjes së Ohrit dhe kinse për bashkimin e trojeve shqiptare. Këtu kanë thënë se janë shumë njerëz dhe kanë prit që kur t’ia fillojnë luftimet me ardhë edhe rreth 200 të tjerë. Por ka përfunduar me diku 40 veta. Kur babi u interesua ta dinte se kush po shkon, i ka njohur disa prej tyre, por nuk ka pasur ndonjë miqësi të madhe me ta, përveç me Xhaferin”, ka rrëfyer Melisa.
Por, një gjë që ajo e tregon për herë të parë, thotë se babait të saj i kishin thënë se është një komandant amerikan që do t’i prijë kësaj çështjeje. Por u doli krejt diçka tjetër.
“Kanë thënë se është edhe një komandant amerikan dhe ata i kanë besuar se ai është amerikan. Por kur babi ka hyrë në burg, e ka kuptuar se ai nuk ka qenë amerikan për shkak se nuk e ka pasur theksin e tillë, por as si maqedonas, por krejt diçka tjetër. Emrin nuk ia din”, ka thënë tutje ajo.
Madje, sipas rrëfimit të saj, një grupi prej disa personave, në të cilin ka qenë edhe babai i saj (Valdet Zekaj), për kalimin e kufirit u kanë ndihmuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me pjesëtarët e Policisë së Maqedonisë.
“Kur e kanë kaluar kufirin, i ka dërguar Policia e Kosovës bashkë me ata të Maqedonisë, dhe këtu dyshojmë se kanë lidhje edhe shërbimet sekrete. Policët e Kosovës i kanë dërguar deri te kufiri, pastaj bashkë me ata maqedonas e kanë kaluar kufirin, dhe përmes maleve kanë shkuar në Kumanovë”, vazhdon rrëfimin ajo.
Mirëpo, para nisjes për në Kumanovë, ajo thotë se grupi i babait të saj kanë shkuar në një qytet të Kosovës dhe i kanë thyer telefonat. “Para nisjes për në Kumanovë, pjesëtarët e këtij grupi kanë shkuar në një qytet në Kosovë dhe i kanë dorëzuar e thyer telefonat, dhe kur kanë shkuar në Kumanovë kanë pasur vetëm telefona të thjeshtë. Atje kanë shkuar për ta parë terrenin dhe më pas janë kthyer në Kosovë”, tregon Melisa atë që kishte dëgjuar nga babai i saj.
Ajo thotë se pasi kanë qëndruar disa ditë në Kumanovë, më pas janë kthyer në Kosovë. Sipas saj, ideali i tyre ka qenë t’i bashkojnë trojet shqiptare, duke e imagjinuar luftën atje sikurse ajo e Kosovës në vitin 1998. “Tani kanë shkuar atje. Në ditën e nisjes së luftimeve babi ka kontaktuar me mamin në telefon dhe i ka treguar që ia kanë nisë luftimeve. Prej atij momenti, diku rreth orës 5:00 të mëngjesit, nuk ka folur as me mamin dhe as me askënd tjetër. Tani nisëm edhe prej lajmeve me marrë vesh se çka po ndodh, por nuk e dinin a është i gjallë apo i vdekur”, tregon për ankthin që përjetuan në familje.
Ajo thotë se njëri prej policëve shqiptar të Maqedonisë e ka njoftuar vëllanë e Valdetit (axhën e Melisës) në Amerikë për t’i treguar se ai është gjallë. “Ne e kemi marrë vesh prej avokates dhe përmes një polici shqiptar. Babi ka qenë shumë i lënduar. I ka thënë një policit shqiptar që të kontrollojë në badifokën e tij dhe aty është numri i mamit (gruar së vet) dhe i axhës (vëllait të Valdet Zekës) në Amerikë. Polici e ka thirr axhën tim në Amerikë dhe i ka treguar që babi është mirë. Dhe tani ne jemi angazhuar që t’ia gjejmë avokatin”, vazhdon rrëfimin Melisa.
Ajo thotë se, sipas asaj që ka dëgjuar nga babai, Sami Ukshini, i njohur në opinion si komandant “Sokoli”, kishte pasur kontakte me Liderin e BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti. “Sami Ukshini (komandant Sokoli) ka pasur kontakt me Ali Ahmetin dhe e ka pyet se çka të bëjmë sepse na kanë rrethuar. Ai (Ali Ahmeti) u ka thënë që të dorëzohen se tash po e çoj OSBE-në. Por në fakt nuk ka qenë OSBE-ja por vetëm policët maqedonas. Babi ka qenë prezent kur “Sokoli” ka fol në telefon me Ali Ahmetin kur ai u ka thënë të dorëzohen”, tha ajo.
Ajo thotë se e kanë ditur se ata do të dënohen, por jo edhe kaq shumë.
“Ne e kemi ditur se babi do të dënohet, sepse aktakuza ka qenë shumë e madhe. Por nuk ka pasur aq vepra të mëdha sa e kanë dënuar. Babi thotë se, kur e di që kam bërë diçka të keqe, nuk e kam dert, por kërkon ta dijë se pse kanë shkuar atje dhe kush i ka dërguar. Ai nuk i din emrat”, tregon ajo. Melisa, asokohe e re dhe jo shumë e informuar me ngjarjen, thotë ta ketë pyetur babanë e saj se përse nuk po shkojnë në Mitrovicë për të luftuar por në Kumanovë. Ajo tregon arsyetimin që ia kishte dhënë babai,
“Kur e pata marrë vesh këtë punë, pyetja ime e parë ka qenë se, pse nuk po shkoni në Mitrovicë, sepse ajo ka qenë më në rrezik sesa Kumanova, dhe babi me ka thënë se është prish marrëveshja e Ohrit. Unë atëherë i kam pasur 16 vjet dhe nuk e kam ditur se çka është marrëveshja e Ohrit, dhe ai më ka treguar se atje (Maqedoni) nuk po i lejojnë shkollat shqipe, nuk po përfillen të drejtat e tyre. Babi thoshte se, kur ta kryejmë në Kumanovë, pastaj shkojmë edhe në Mitrovicë”, tregon ajo bisedën me babanë e vet.
Sipas saj, babai i ka rënë pishman që nuk ka kërkuar të dijë më shumë për arsyen e shkuarjes atje, por nuk i ka rënë pishman për idealin që ai e ka pasur në kokën e tij.
“Babi i ka ra pishman që nuk ka hulumtuar më shumë para se të shkonte, por jo edhe për idealin që ai e ka menduar. Ai ndihet i tradhtuar prej dikujt që nuk e di se kush është”, ka përfunduar rrëfimin ajo.
Për më tepër, Gjykata Penale në Shkup dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. Prej tyre 7 dënime u dhanë me burgim të përjetshëm, 13 persona u dënuan me nga 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat.
Me burg të përjetshëm u dënuan Andi Krasniqi i njohur si ‘Malisheva’, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.
Vëllai i Komandant Sokolit: Ja kush e tradhtoi grupin e Kumanovës
Vëllai i Sami Uknishit i njohur ndryshe si Komandant Sokoli, Besnik Uknishi i cili jeton në Nju Jork ka dërguar një letër or mediat maqedonase.
Në këtë letër Uknishi rrëfen për takimin mes Samiut dhe Sadulla Durakut.
Letra e plotë e Besnik Uknishit:
“A thua është koinçidencë që në të njëjtën ditë që u nis Ali Ahmeti për Prishtinë, hyri edhe Grupi i Beg Rizajt e Mirsadit në Kumanovë. Nga letrat e dala nga disa të burgosur të grupit të Kumanovës,e të publikuara, shihet se me 25 prill 2015, ata arritën në Kumanovë. Me të ishin protagonistët kryesor të kurthit të Kumanovës: Artan Grubi e Sadullah Duraku. Që të tre janë të përmendur edhe si dëshmitarë në rastin e përmendur që po gjykohet në Shkup. E gjitha kjo është koinçidencë?!!! Vetëm për naivët është koinçidencë dhe e paqartë.
Pra e gatuan kulaçin e tradhtisë në Prishtinë.
Sami Ukshini me të drejtë e bindje të plotë se diçka e pakuptimtë po zihet refuzoi të shkoi me këta djem dhe u mundua që t’i ndali. Takimi me Sadulla Durakun, me gjasë ishte që ta dinë se a shkon Samiu apo jo. Në rast se nuk mund ta hidhnin edhe Samiun, kishin frikë t’i vrisnin të tjerët e Samiu i gjallë këtej në Kosovë!Prandaj nuk ia ndanë presionin nga njerëz të besuar të Samiut e shokët e tij që t’a merrnin edhe atë, i cili dy ditët e fundit u fut në Kumanovë. Por megjithatë mendoi se kanë bërë llogari me matematikë të ngelsave, sepse ka Shqiptaria Sami Ukshina me bollëk, e bile Dugagjini shtëpi për shtëpi nga një,dy,…
Si konkluzion, këta djem Luajtë Dukagjinit u nxorën në pritë për të kaluar Associacioni, demarkimet kufitare me fqinjët dhe për t’a shpëtuar veten Aliu me vëllaun e vet Gruevskin në njërën anë dhe për të marr primatin e influencën Rusia në Ballkan. Këta djem kanë qenë tmerri i antishqiptarëve e rusofilëve dhe krahu i djathtë i Amerikanëve”.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...