Drejtori i Përgjithshëm në Policinë e Kosovës, Rashit Qalaj ka pritur sot në takim ekipin e Policisë së Kosovës në futboll të cilët u shpallën Kampion në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Poreç të Kroacisë.
Turneu në fjalë është zhvilluar në muajin shtator dhe morën pjesë 17 shtete nga e gjithë bota.
Përpos aktiviteteve të shumta të cilat realizohen nga pjesëtarët e shumtë të Policisë së Kosovës, këta të fundit janë treguar mjaft të angazhuar edhe në fushën e sportit, këtë radhë në futboll
“Me këtë rezultat të arritur ekipi i Policisë së Kosovës, ka dëshmuar edhe njëherë disiplinën, përkushtimin dhe angazhimin e saj profesional në fusha të ndryshme, duke përfaqësuar dhe njëherit paraqitur imazh pozitiv të institucionit policor dhe të vendit para 17 vendeve të botës, duke triumfuar në pozitën e parë në këtë garë sportive të institucioneve”, është thënë në njoftimin e policisë./arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë