Zyrtari i Partisë Liberale Serbe në Kosovë, Nenad Rashiq, thotë se presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuciq, do të publikojnë marrëveshjen në qershor.
Rashiq ka thënë në T7, se marrëveshja, që sipas tij, do të publikohet në formë të draftit në qershor.
Ai thotë se Thaçi e Vuciq po heshtin për momentin sepse janë në hapat finalë për një marrëveshje që përfshin shkëmbimin e territoreve.
“Nevojitet incident për të arritur marrëveshje, dikush do të humbë diçka”, ka thënë Rashiq.
“Unë kam thënë se do të ketë një marrëveshje, dhe ajo do të jetë në qershor. Do të bëhet një draft marrëveshje dhe do t’iu duhen gjashtë muaj për ta proceduar atë”, ka shtuar ai.
Politikani serb thotë se ideja, sipas tij, është e Thacit dhe Vuciqit dhe ata kanë raporte të mira mes vete.
“Unë e konsideroj që dy presidentët kanë raporte të mira. Ata kanë komunikim të rregullt dhe gjuha e trupit të tyre kanë raporte jo aq armiqësore sa thonë”, ka thënë Rashiq në Pressing.
Aksident në Sllatinë, një i lënduar
Sulmi në Zubin Potok, krejt çka tha ministrja Rizvanolli në ...
Sulmi në veri të vendit, krejt çka tha Kurti gjatë konferenc...
Korenica realizon gol, ia dedikon babait të ndjerë
Sulmohet pallati presidencial/ Mediat: Rebelët sirianë hynë ...
Mijëra njerëz marshojnë në Serbi një muaj pas tragjedisë në ...