Google ADS

Raportohet për prezencë të shtuar të njësive speciale të Policisë në veri

13:38 | 29 Shtator 2018
Arbresh.info

Forcë e shtuar e policisë së Kosovës është raportuar të jetë sot në veri të Kosovës.

Raportohet se së paku 6 automjete të Policisë Speciale të Kosovës me rreth 60 forca të njësive speciale tashmë janë stacionuar afër fshatit Koshtovë që gjendet afër komunës veriore të Zubin Potokut.

https://www.facebook.com/kallxo/videos/247789865939010/

Nga ana tjetër mediat serbe raportojnë se njësitet e policisë speciale kanë hyrë në Zubin Potok. Sipas RTS, e cila raporton bazuar në deklaratat e përfaqësuesve të pushtetit lokal, forcat e njësive speciale të Policisë kanë hyrë në Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit në Zubin Potok.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me të gjithë zëdhënësit e Policisë së Kosovës, Baki Kelanin, Daut Hoxhën e Besim Hotin, por të tre kanë qenë të paqasshëm.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme