Google ADS

Raporti për Kosovën kërkon përshpejtimin e “fazës përfundimtare” të dialogut me Serbinë

22:39 | 9 Tetor 2018
V. S.

Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian publikoi një raport mbi integrimet evropiane të Kosovës.

Në raport, mes tjerash, thuhet se ka përparim të kufizuar në reforma dhe nxit Kosovën të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani me Beogradin.

Raportuesi i PE-së Igor Soltes, tregon se në raport ka shqetësime në lidhje me korrupsionin në nivele më të larta shtetërore, polarizimin e përhershëm në partitë politike, dhe anshmëria e jo efektivitetin në sistemin e drejtësisë, transmeton lajmi.net.

Raporti shpreh keqardhje për mosgatishmërinë e autoriteteve të vendit për t’u marrë me rastet e krimeve të luftës dhe i bën thirrje Kosovës të bashkëpunojë me Dhomën e Posaçme të Prokurorisë Speciale në Hagë.

Kur është fjala për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, në raport thuhet se PE bën thirrje të zbatohen gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, dhe të përshpejtohet “faza e re”, duke iu referuar një normalizimi të plotë të marrëdhënieve përmes marrëveshjeve të detyrueshme.

Raporti gjithashtu i bën thirrje BE-së ta lejojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme