Google ADS

Raporti i Agjencisë Kundër Korrupsionit: 1873 zyrtarë ushtrojnë dy e më shumë funksione, njëri nga ta ushtron tetë

13:49 | 8 Prill 2019
Arbresh.info

Sonte në emisionin ‘Përballje’ me gazetarin Muhamet Hajrullahu do të diskutohet për luftën kundër korrupsionit, deklarimin e pasurisë si dhe për atë se ku po dështon e çalon shteti i Kosovës në luftë kundër korrupsionit.

Shaip Havolli në këtë intervistë ka treguar se kur pritet të shpallet deklarimi final i pasurisë së zyrtarëve shtetërorë si dhe a ka përkushtim në luftë kundër korrupsionit.

Ndryshe në raportin vjetor të AKK-së të vitit 2018 duke u bazuar në të dhënat e deklarimit të pasurisë të realizuara në vitin 2018, të dhëna të deklaruara për vitin paraprak, është gjetur se ekziston një numër i madh i zyrtarëve të lartë publik, të cilët ushtrojnë dy e më shumë funksione.

Sipas raportit gjithsej zyrtarë që ushtrojnë dy e më shumë funksione janë 1873 zyrtarë të shtetit.

Raporti ka gjetur se një person në Kosovë ushtron tetë funksione të ndryshme, 2 persona kanë nga 7 funksione, 13 persona kanë nga pesë funksione, 37 zyrtarë kanë nga katër funksione, 367 zyrtarë kanë nga tre funksione dhe 1451 zyrtarë kanë nga dy funksione.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme