Pak çaste më parë Prokuroria e Shtetit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tre persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave.
Raporti i plot i Prokurorit të Shtetit:
Prishtinë, 2 shtator 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokurorit themelore, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tre (3 persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, si dhe ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) të pandehur.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunë në Familje”.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
Prokuroritë | Aktakuzat – personat | Ndalimet | Paraburgimet kërkesat-personat | Bastisjet | Sekuestrimet |
Prokuroria Speciale | / | / | / | / | / |
Prishtinë | / | 3 | / | / | / |
Prizren | / | / | 1 – 1 | / | / |
Pejë | / | / | / | / | / |
Gjilan | |||||
Gjakovë | / | / | 1 – 1 | / | / |
Mitrovicë | / | / | / | / | / |
Ferizaj | / | / | / | / | / |
Totali | / | 3 | 2 – 2 | / | / |
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Ndërkaq, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentative”.
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë, një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Dhuna në familje” sipas KRPK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunë në Familje”.
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve