Google ADS

Ramushi mbron kufijtë dhe kujton luftën

09:19 | 21 Shtator 2018
Arbresh.info

Edhe sot mediat serbe kanë vazhduar të merren me daklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili deklaroi se “nëse lëvizin kufijtë do të ketë nevoj për çizmet e ushtarëve”.

Gazeta serbe “Novosti” në artikullin e saj shtron pyetje se çfarë do të thotë Mogherini rreth kësaj qe kryeministri kosovar po e potencon tash se disa herë, shkruan Novosti, raporton Arbesh.info.

Kjo gazetë shkruan se kërcënimeve të fundit të kryeministrit Haradinaj, ku ai sugjeron nevojën për “çizme ushtarake”, kanë mbetur pa reagimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

“Në qoftë se ata lëvizin, shumë çizme ushtarake në të dy anët do të jenë të nevojshme edhe një herë”, kishte deklaruar Haradinaj, duke përsëritur se ai nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Beogradin, e cila inkurajon “ndryshimin e kufijve”.

Për shkak të këtyre mesazheve, Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në emër të institucioneve të Serbisë, ka vënë në pikëpyetje publikisht kreun e diplomacisë evropiane Federica Mogherini.

“Si do të i’u përgjigjen këtyre kërcënimeve që janë një sfidë për paqen dhe stabilitetin, apo do të heshtin përsëri? ” Ai gjithashtu deklaroi se Prishtina ka kërcënua për herë të 28-të./Arbesh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme