Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se bisedimet për koalicion parazgjedhor me PSD’në kanë qenë më konkrete për dallim me Nismën Socialdemokrate dhe Aleancën Kosova e Re.
Haradinaj tregon gjithashtu se nuk ka pasur oferta dhe negociata me partitë e tjera por që me Nismën dhe AKR’në e kanë lënë derën e hapur.
“Jo as nuk kemi pasur ofertë as negocim, vetëm PSD i kemi bë ofertë më direkt, e kemi lënë të hapur mundësinë për Nismën e AKR” deklaroi Haradinaj në T7.
Ai deklaroi se diskutimet me PSD’në kanë qenë konkrete dhe kjo ka bërë që të ketë një marrëveshje mes tyre, madje sipas tij ka ndikuar shumë edhe votimi i Ushtrisë dhe buxhetit që PSD e ka bërë sa ishte në opozitë.
“Nuk kam vendosur mos me e pas partner AKR ose Nismën, ne e kemi pasur deklarim se jemi të hapur për ta, me PSD diskutimi ka qenë më konkret dhe ka ardhur deri tek marrëveshja, ne vetëm e kemi thënë që ndjejmë obligim për partneritet”
Ai deklaroi se bisedimet me partinë e Limajt dhe Pacollit nuk kanë pasur konkretizimin e duhur.
“Ndërsa me PSD ka shkuar në formë më konkrete, dhe Nisma e AKR nuk kanë qenë konkretë në bashkëbisedim” shtoi ai.
AAK dhe PSD në këto zgjedhje shkojnë së bashku në një listë zgjedhore.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...