Google ADS

Ramush Haradinaj thirri “Rroftë UÇK-ja”, kur u pyet për listat me veteranë të rrejshëm

13:41 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve lidhur me listat e veteranëve “të rrejshëm”.

Ai ishte i pranishëm në përurimin e Klinikës së rinovuar Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës bashkë me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, kur duke dalë nga emergjenca ai u pyet për publikimin e listave të veteranëve “të rrejshëm” tha vetëm “Rrnoftë UÇK-ja”, raporton Arbresh.info

Dje në medie u publikua lista e të dyshuarve si veteranë, të cilën Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në këtë listë figurojnë 20 mijë emra veteranësh të rrejshëm.

Publikimi i kësaj liste ka ngjallur reagim në publik. Sipas Prokurorisë, rreth 20 mijë veteranë të rrejshëm të Republikës së Kosovës, i kanë shkaktuar dëme në shumë prej 68.153.533.14 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme