Kryeministri i vendit Ramush Haradniaj, i ka parashtruar pyetje provokuese drejtuesit të emisionit “Zona B” në Klan Kosova Baton Haxhiu, lidhur me idenë e korrigjimit të territoreve me Serbinë, ide kjo e inicuar nga Presidenti Hashim Thaçi.
Haradinaj, ka pyetur Haxhiun nëse po i jep këshilla Presidentit Thaçi për një gjë të tillë, por ai ka mohuar atë.
“Nuk e këshilloj askënd, qëndrimi im është ai që e kam bërë publik dhe kjo nuk do të thotë që unë dhe ti pajtohemi në të gjitha gjërat”, ka deklaruar Haxhiu në përmbyllje të intervistës me Kryeministrin Haradinaj.
Haradinaj, gjatë kësaj interviste ka thënë se është e domosdoshme që të arrihet një marrëveshje ligjore – obligative në mes të Kosovës dhe Serbisë, por që ajo të bëhet pa prekur kufijtë.
“Nuk mendojmë se deri te marrëveshja duhet të arrihet duke folur për territore apo kufij. Sjellja në tavolinë në rrugën drejt zgjidhjes e kufijve është gabim dhe kthim prapa që na çon ka tragjeditë. Populli nuk meriton të përballet me të kaluarën”, ka thënë Haradinaj.
“Kam pasë rastin të dialogoj me zyrtarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ata nuk sugjerojnë zgjidhje me territore apo kufij, por që kanë thënë se ju kemi lënë hapësirë liderëve që të arrijnë një zgjidhje të implemntueshme që nuk destabilizon dhe është e pranueshme prej të tjerëve”, është shprehur Haradinaj.
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...