Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është hospitalizuar sot, për shkak të një infeksionit gripal, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë stabile.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vizituar Kurtin në spital, në natën e së martës, ka mësuar Gazeta Express.
Vizita e Haradinajt te Kurti në spital vjen pasi që Haradinaj ditën e ka telefonuar Kurtin, me të marrë vesh që ai është hospitalizuar.
Kurti do të vazhdojë të mbetet në Infektiv, për trajtim për shkak të infeksionit gripal.
Kështu ka njoftuar sot anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.
Ai tha se Kurti do të qëndrojë në spital deri nesër.
“Fatmirësisht, analizat treguan se nuk është asgjë serioze. Albini është ende në spital. Edhe pse ai po shpreh dëshirën të dalë qysh sot, do të duhet të rrijë këtu deri nesër. Le të bisedojë sot me pacientët e tjerë e me punonjësit shëndetësorë, në dhomat e zakonshme të klinikës infektive ku është shtruar”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...