Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli si dhe Blerand Stavilecin.
Në takim, kryetari Lladrovci e njoftoi Kryeparlamentarin për projektet kapitale të Komunës të cilat janë në realizim e sipër dhe për ato të realizuara, për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm e në rritje, e falënderoi sinqerisht atë për përkrahjen e pa rezervë dhe shprehu pritshmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej me qëllim të rritjes së mirëqenies për të gjithë qytetarët pa dallim në një shtet të mundësive dhe gjasave të barabarta, në gjirin e vlerave dhe demokracisë euro-atlantike.
Kryeparlamentari Veseli nga ana e tij, pasi falënderoi kryetarin Lladrovci për mikpritjen, e uroi për sukseset e komunës së Drenasit, për shembullin e transparencës, i dha mbështetje dhe përkrahje kryetarit Lladrovci në përkushtimin e tij që Drenasi të jetë shembull për zbatimin e ligjshmërisë, në denoncimet e keqpërdorimeve të parasë publike dhe u angazhua për një forcim dhe rritje të mëtejshme të bashkëpunimit në interes të të gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...