Google ADS

Ramiz Lladrovci padit Naim Bazajn

14:49 | 21 Maj 2019
V. S.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka paditur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë Naim Bazajn, Kryetar i Kuvendit Komunal të Drenasit.

Lladrovci tha se pretendimet e bëra nga Bazaj që ai i ka kërkuar shumën prej 1.5 milionë euro të dërgohet në Gjermani, është e pavërtetë dhe qesharake.

Postimi i plotë:

Liria e shprehjes është një nga të drejtat fondamentale ku si të tillë e përcakton Kushtetuta jonë, por keqpërdorimi i kësaj të drejtë po ashtu është veprim i ndaluar, e aq më tepër kur kemi të bëjmë me fyerje dhe shpifje.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Dega në Drenas, sot kam deponuar padinë e radhës, kësaj here ndaj një shpifësi ordiner, Naim Bazaj.

“Pretendimet” se gjoja unë i kam kërkuar z. Bazaj që shumën prej 1.5 milion euro të dërgohet në Gjermani, pos që është plotësisht e pavërtetë, është qesharake, aq më shumë kur bëhet fjalë për një vlerë të tillë.

Rrjedhimisht do të duhej që z. Bazaj t’i njoftonte organet e ndjekjes, dhe mos njoftimi i tyre po ashtu është veprim i ndëshkuar sipas nenit Neni 378 (Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre) të Kodit Penal, e dënuar deri në tri vite burgim.

I bindur në epilogun e verdiktit të gjykatës, bazuar në atë se nuk ka asnjë fakt të vetëm që i mbështetë “pohimet” i padituri, i qetë e pres vendimin e gjykatës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme