Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mirëpritur në aeoportin ”Adem Jashari” një delegacion të rëndësishëm nga Gjermania.
Përmes një shkrimi dhe disa imazhe postuar në llogarinë e tij Facebook, i pari i Drenasit ka treguar se nesër do të arrijnë edhe dy personalitete të rëndësishme nga Brukseli.
”Sonte, në Aeroportin “Adem Jashari”, me kënaqësi dhe nderim, prita pjesën e parë të delegacionit nga Baden-Würtemberg, 27 mysafirë, ndërsa nesër nga Brukseli arrin edhe eurodeputeti Rainer Wieland, ish zv. President i Parlamentit Evropian.
Të gjithë mysafirët, nga kjo njësi federale e Gjermanisë, ndër më të zhvilluarat në Evropë, kanë përgjegjësi dhe profesione të ndryshme. Në këtë delegacion, do të jenë edhe ish ministra dhe ish deputetë federal, nga partia e CDU-së, politikanë aktual të Baden-Würtembergut, udhëheqës lokalë dhe ndërmarrës.
Gjatë kësaj vizite, do të kemi takime të shumta, vizita dhe njohje të mysafirëve me mundësitë që ofron Kosova si dhe mundësitë e investimit në Drenas dhe më gjerë. Jemi të nderuar me këtë vizitë të miqve tanë, nga Gjermania.
Mirë se vini në Kosovë mysafirë nga Baden-Würtemberg!”
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin