Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi është rreshtuar në anën e përkrahësve të Isa Mustafës për postin e të parit në LDK.
Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rizgjedhja e Mustafës edhe për një mandat tjetër, e se kjo do t’i jepte ati mundësi të punojë me fuqi të plotë.
Deputeti ka thënë se në këtë post duhet të rizgjidhet kryetari aktual, Isa Mustafa.
Postimi i plotë në Facebook:
Zgjedhjet për kreun e LDK-së të mbahen para 3 Gushtit
Caktimi i datës së mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të LDK-së më 3.Gusht 2019, fillimisht ishte një datë e mirëzgjedhur,
por meqenëse gjendja politike aktuale e krijuar kërkon që këto zgjedhje të afrohen sa më shumë në mënyrë që të përcaktohet Kryetari i cili vazhdon apo merr përgjegjesi te reja, në varshmëri nga votat dhe kanditatura e ofruar.
Në rastin e parë të rizgjedhjes së Kryetarit aktual të LDK-së, z. Isa Mustaafa ja fuqizon edhe njëherë mbështetjen për të qenë më afër këtyre proceseve me rëndësi, por edhe në rastin tjetër do i jap mundësi të rikuperoi dhe filloi së punuari me fuqi të plotë, sepse në të gjitha rastet Kosovën dhe në këtë kontest edhe partinë më të madhe dhe më të fuqishme e cila mund ti shtyej proceset e mëdha përpara.
Dihet që politika vendore është e ndarë në dysh, rreth taksës, bisedimeve me Serbinë dhe temat aktuale që po ofrohen. Heshtja e Bashkësisë Ndërkombëtare tregon që nevojitet një pjekuri politike e LDK-së për të ardhmen e vendit.
Njëkohësisht është e njohur që deklaratat e ndryshme për temën e njejt dhe mundësia e ndërhyrjes për të përçarë anëtarësinë e LDK-së është më e madhe nëse koha është më e gjatë.! Prandaj, sygjeroj që zgjedhjet me rëndësi për LDK-në në rend të parë dhe për Kosovën dhe qytetarët e saj në rend të dytë të mbahet më herët, para datës 3 Gusht.
Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, LDK .
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...