Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se deklarata e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal të shkarkuar sot, Ivan Todosijeviq, për NATO-n dhe shqiptarët është fatkeqe dhe që mohon atë që ka ndodhur në Kosovë 20 vjet më parë.
“Mohimi i krimeve sigurisht se në të gjitha dimensionet nënkupton fyerje ndaj viktimës. Është fatkeqe si deklaratë dhe si mentalitet dhe si gjuhë e urrejtjes. Ka qenë reagim – rrjedh normale që të shkarkohet nga Kryeministri Haradinaj. Në raste të tilla nuk mund të kalohet duke heshtur dhe nuk mund të bëhet precedent për raste të tjera. Mohimi i krimeve të aparati serb në Kosovë është mohim i së vërtetës”, ka thënë Ramadani, njofton Klan Kosova.
“Nuk po bëhet fjalë qasje ndaj një etnie të caktuar. E bëjë të qartë se këto [shkarkimi i ish ministrit Nenad Rikalo dhe zëvendësministres Vesna Mikiq] nuk janë vendime dhe politike që shkojnë kundër një etnie por janë elemente bazike ndaj të cilave Kosova nuk mund të lejojë që të ndodhin as tash as në të ardhmen. Përfaqësimi i komuniteteve është me rregulla kushtetuese dhe vullnet i shumicës shqiptare”.
“Deklarimet politike të tilla në ushtrimin teknik të detyrës, jo vetëm që nuk lejohen por si të tilla secili në Kosovë duhet të ketë kujdes që të mos përdor gjuhë fyese. Mbi të gjitha është e rëndësishme që mohim i krimeve të mos ndodhë asnjëherë në Kosovë”.
Ramadani ka folur bërë krahasim mes shkarkimeve që kanë ndodhur në Qeverinë me kryeministër Isa Mustafa dhe ato që i ka bërë këtë mandat Kryeministri Ramush Haradinaj.
“Në vitin 2015 është kërkuar shkarkimi i ministrit Jabllanoviq nga familjarët e viktimave dhe partitë opozitare. Është dashur që të mbahen edhe protesta për të arritur te vendimi që tash arrihet brenda sekondave”.
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...