Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani ka thënë se “kriza humanitare” në veri të Kosovës është një veprim politik.
“Duhet ta kemi tepër të qartë se kemi të bëjmë me një fabrikim. Është veprim politik me agjendë të caktuar”, ka thënë Ramadani.
Këshilltari i Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka deklaruar në Info Magazine se tarifa ndaj mallrave serbe është vendosur tash e mbi 220 ditë.
“S’është e mundur që vetëm në shtatë ditët e fundit të ketë krizë humanitare. Kjo “krizë” ka për qëllim dëmtimin e Kosovës në imazhin ndërkombëtar si qëllim i parë dhe së dyti për përfitime materiale”.
“Operacioni i policisë më 29 maj ka prerë përfitimet të kontrabandistëve të cilët kanë qenë të lidhur direkt me Vuçiqin. Është diçka që i ka dhimbtë shumë Vuçiqit. Aspekti që ka të bëjë me imazhin ndërkombëtar të Kosovës është e qartë se ky tregim nuk shitet. Veriu i Kosovës kanë vëmendje të plotë ndërkombëtare. Ka prezencë të OKB-së, ka prezencë diplomatike sikur në pjesë të tjera të Kosovës. Nuk kemi të bëjmë me një tregim që mund të shihet si i vërtetë te faktori ndërkombëtar”.
“Nuk po flasim për revoltim të qytetarëve në veri të Kosovës. Nuk ka krizë humanitare atje. Taksa është e vendosur 220 ditë dhe kjo kriza doli në shtatë ditët e fundit. Medikamentet janë të liruara nga taksa. Nga informacionet që kam vetëm gjatë vitit 2019 një milion euro ndihma kanë ardhë nga Serbia”.
Sipas Ramadani tarifa nuk ka shkaktuar pengesë dhe se “kriza humanitare” nuk ka ndërlidhje me këtë tarifë.
“Dyqanet e boshnjakëve në veri janë plot me mallra, pastaj sigurisht edhe Qeveria ka marrë masat për të cilat e ka obligim kushtetues. Janë hapur 5 pika mobile të shitjes së mallrave elementare. Në vëmendjen ndërkombëtare duhet të dekonspirohet. Reagimi i Serbisë përmes këtij plani është kaq i madh sepse institucionet e Kosovës e kanë dekonspiruar këtë plan”.
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...