Zëvendësministri i Mbrojtës, Burim Ramadani ka thënë se Kosova brenda një periudhe të shkurtër do të blejë tre helikopterë ndërkaq për blerjen e armëve ai ka thënë se janë të orientuar nga partneri strategjik, SHBA-ja.
“Orientimi i Kosovës është i qartë që do të jetë kah partneri strategjik, SHBA-ja. Sipas planifikimit për blerjen e helikopterëve është e qartë se kemi nevojë për kompletim të ekipit. Besoj që shpejt brenda planit do të i blejmë”, ka thënë ai.
Ndërkaq lidhur me funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes ai ka thënë kjo e fundit ka filluar riorganizimin e vet.
Sipas tij, transformimi i FSK-së është plan fleksibil, ndërkaq në fazën e parë ka të bëjë më zhvillimin e infrastrukturës, fokusimi në aspektin operacional, trajnimet. Si i tillë vazhdohet sivjet ku do të bëhet edhe rritja e numrit të ushtarëve.
“Është në proces të funksionalizimit të shtabit të përgjithshme. Është hera e parë që ushtria ka një shtab të tillë. Nuk është e vërtet që i tërë angazhimi ka mbetur në letër, jemi në proces të riorganizimit të ushtrisë, dhe jemi në proces të rëndësishëm në konceptin e ri të blerjes së armatimit”, ka thënë ai.
Sa i përket nevojave buxhetore që ka ushtria, ai ka thënë se kanë mbështetjen e kryeministrit dhe Qeverisë dhe se gjatë këtij viti do të ndahet buxhet shtesë për të plotësuar nevojat e ushtrisë.
Ndërkaq lidhur me shkuarjen e FSK-së në veri, ai ka thënë se mund të shkojë sikur në vendet tjera të Kosovës.
“Shpresoj që FSK të mos shkojë askund por të qëndrojë në kazermë, por mandati i saj nuk është i kufizuar, mund të shkojë si në të gjitha vendet tjera të Kosovës”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve ku ka thënë se po fillon të qartësohet korniza e procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tij është e qartë që dialogu mes dy vendeve ka vetëm një emër dhe ajo është njohja reciproke.
Ai thotë se ka definim të situatës sa i përket largimit të idesë për korrigjime nga tavolina e dialogut.
Ramadani në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se ideja për agjenda territoriale kanë qenë rifreskim i agjendave të Serbisë që kanë për qëllim shuarjen e shtetit të Kosovës.
“Sa i përket rrugës besoj që po fillohet të qartësohet korniza e procesit të dialogut Kosovë Serbi dhe janë definuar jashtëzakonisht qartë që dialogu ka një emër d.m.th është dialogu për njohje reciproke.Kemi definim të situatës sa i përket largimit nga tavolina të çfarëdo ideje për territore. Agjendat territoriale kanë qenë një rifreskim i agjendave të vjetra të Serbisë, që kanë qëllim shuarjen e ekzistencës së Kosovës, dhe rrjedhimisht në një situatë të tillë intervenimi i NATO-s është krejt i pakuptimtë”, ka thënë ai.
Ramadani thotë se procesit të dialogut në përgjithësi ka filluar t’i vendoset një kornizë.
Sipas tij, dy letrat e Donald Trump qartësojnë se qëllimi i këtij procesi është njohja mes dy vendeve.
“Agjendat territoriale janë jashtë këtyre bisedimeve. Nuk do të lejohet një logjikë e një procesi që është pa kornizë e pa emër. Në krejt këtë situatë, që ka pasur shumë tensione, gjitha këto nuk janë kthyer në cenim të sigurisë”, ka shtuar ai.
Ramadani ka folur edhe për detyrën e tij të re si koordinator nacional për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Ai thotë se kjo është një detyrë shtesë për koordinimin e rrugëve të Kosovës për të gjetur rrugën më të mirë për të hyrë në NATO.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...