Google ADS

Ramadani: Çdo veprim i Serbisë kundër Kosovës, e ka koston e vet

16:46 | 29 Janar 2019
Arbresh.info

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani në një postim në Facebook është shprehur se shteti serb duhet të pagujë për agresivitetin politik kundër Kosovës.

Sipas tij, çdo veprim e ka koston e vet, dhe Kosova duhet të reagojë.

“Serbia duhet të paguajë për agresivitetin e vet politik kundër Kosovës dhe për ndërhyrjen brenda Kosovës. Çdo veprim e ka çmimin (koston) e vet. Është çështje e ditur kjo”, ka shkruar Ramadani, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, në këtë moment nuk është duke u diskutuar për kushtëzime dhe konfrontime, por për parime.

Ai ka shkruar se kornizimi i rrugës, nuk duhet të bëhet pa korniza.

“Nevoja për sukses më tutje na shpie në domosdoshmërinë për kornizim të rrugës përpara. Si mund të hyjmë në një rrugë pa korniza? Pa parime të etabluara? Thjesht, e habitshme. Prandaj, nuk po flasim për kushtëzime e konfrontime. Po flasim për kornizim dhe parime. Besoj ky mund të jetë emëruesi i përbashkët i të gjithë neve”, përfundon postimi i Burim Ramadanit.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj, edhe sot ka insistuar se taksa nuk do të hiqet, pavarësisht kërkesave të Amerikës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme