Tridhjetë përfaqësues të Listës Srpska në krye me Goran Rakiqin, rreth orës 13:00 kanë mbërritur në pallatin presidencial në Serbi, dhe pas pak pritet që të takohen me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, raporton Gazeta Express.
Siç kanë paralajmëruar dje, në këtë takim pritet të diskutohet për situatën politike të krijuar në Kosovë, pas vendosjes së taksës prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia.
Rakiq kishte deklaruar se në këtë vizitë do të dakordohen me Vuçiqin për hapat e ardhshëm.
Ka tre ditë që serbët janë duke protestuar në veri kundër taksës, ndërsa katër kryetarët e komunave veriore kanë dhënë dorëheqje si kundërpërgjigje ndaj vendimeve të Qeverisë Haradinaj.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...