Google ADS

Rakiq takohet me ministrin e jashtëm sllovak, kërkojnë heqjen e taksës

20:45 | 21 Qershor 2019
Arbresh.info

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq është takuar me ministrin e jashtëm sllovak Miroslav Lajçak dhe shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu.

Në këtë takim, sipas Listës Serbe është theksuar nevoja për të hequr taksën ndaj produkteve serbe si dhe vazhdimi i dialogut për të gjetur një zgjidhje kompromisi, transmeton portali arbresh.info.

“Ndërkohë, është e nevojshme të ruhet paqja dhe siguria e të gjithë qytetarëve. Kërcënimet që vijnë nga disa zyrtarë në Prishtinë, si dhe përdorimi i forcës dhe arrestimet arbitrare të serbëve kërcënojnë paqen dhe shkaktojnë shqetësim të popullit serb në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme