Ndonëse janë më numër të vogël, parqet në kryeqytet po dëmtohen shumë nga vetë qytetarët. Komuna e Prishtinës po pretendon se dikush qëllimisht po i dëmton parqet, madje për këtë janë detyruar që edhe të punësojnë roje në disa prej tyre.
Arbërie Hyseni, banon në Prishtinë. Ajo shprehet e pakënaqur me hapësirat e gjelbëruara në kryeqytet.
Sipas Arbërisë, edhe këto pak parqe që janë, po dëmtohen vazhdimisht nga qytetarët e pandërgjegjshëm.
“Përveç parkut të madh të qytetit, tjerat parqe janë të vogla dhe të rrethuara me ndërtesa shumë të larta, s’ke siguri t’i lësh fëmijët aty. Edhe qytetarët nuk janë të vetëdijesuar për t’i ruajtur parqet. Jo krejt, por shumica po i dëmtojnë lodrat dhe pjesët e tjera që janë të vendosura në parqe”, deklaroi Arberie Hyseni.Edhe qytetarë të tjerë shprehen të pakënaqur me hapësirat e gjelbëruara në kryeqytet. Ndërsa, Komuna e Prishtinës pretendon që dikush qëllimshëm po i dëmton parqet.
Zëdhënësi i komunës, Adonis Tahiri, tha për Radio Kosovën se ndonëse komuna ka investuar mjaft në rregullimin e parqeve, ato po dëmtohen shpejt. Për parandalimin e dëmtimit të parqeve, Tahiri tha se komuna ka angazhuar edhe roje.
“Ne si Komunë e Prishtinës, vazhdimisht kemi bërë investime, si në mirëmbajtjen ashtu edhe në rritjen e parqeve, mirëpo siç e keni parë po ka dëmtime dhe shumë herë po janë të qëllimshme, për këtë arsye jemi detyruar, siç është rasti të parku “1Tetori”,që të vendosim rojë, për t’i parandaluar dëmtimet e tilla”, deklaroi Adonis Tahiri.Tahiri gjithashtu tha se nuk është formë e drejtë që parqet të kenë roje.
Sipas tij, e mira do të ishte që vetë qytetarët të vetëdijesohen dhe të kujdesen për ruajtjen e parqeve.
“Shumë ma mirë kish me qenë që të ngritët vetëdija e qytetarëve që të mos dëmtohen. Mos të detyrohemi të vendosim polici në secilën rrugë dhe secilin park, për me e ruajt prej qytetarëve tanë, ato që po ndërtohen për ata qytetarë”, theksoi Adonis Tahiri.Dëmtimet më të shpeshta në parqet e kryeqytetit vërehen tek ulëset, shportat e mbeturinave dhe lodrat e dedikuara për fëmijë.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/qytetaret-te-pa-kenaqur-me-hapesira-te-gjelberuara-570659/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...