Qytetarët e vendit shprehen të frustruar me reduktimet e energjisë elektrike të cilat po ndodhin pothuajse çdo ditë.
“Para tri dite kam pasur gjashtë orë reduktime, e prej asaj dite më duket që i kanë rënë pishman dhe është rregulluar pak. Nuk kemi bërë ankesë sepse nuk kemi kujt t’i ankohemi. Ne jemi mësuar me këto reduktime”, ka thënë një qytetar për portalin arbresh.info.
Ndër të tjera ata ankohen se në Kosovë rryma nuk ka qenë asnjëherë stabile, dhe se sipas tyre jo vetëm reduktimet në energji, por siç thonë ata edhe tek gjërat e tjera që po ndodhin në vend janë si pasojë e udhëheqjes së vendit.
“Kur ka qenë rryma stabile këtu në Kosovë. Të gjitha të këqijat që ndodhin në Evropë ia fillojnë këtu së pari, jemi pësuar tani jemi bërë inert. Edhe po të fillojnë të rrëzohen ndërtesat e mëdha themi hajt se normale është kjo. Mjerim që është kjo gjendje e tillë por nuk është befasi sepse vetëm t’i heqim syzet ose ai që nuk sheh mirë t’i vë syzet e të shikoj se kush po i prin këtij vendi dhe do të shoh se do të na ndodhin gjëra edhe më të këqija”, theksoi një qytetar.
Ndryshe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka kërkuar nga qytetarët t’i shkruajnë direkt atij në Facebook për vendet se ku ka ndërprerje të Energjisë Elektrike.
“Nëse keni ndërprerje edhe pas këtij njoftimi, ju lutem postoni komente me lokacionin dhe qytetin”, ka shkruar Lluka.
Por disa nga qytetarët duket se nuk e kanë parë postimin e tij, dhe thonë se ende nuk kanë ku të ankohen.
“Jo se kemi parë postimin e tij, ku ta shohim. Por prapë s’kemi ku të ankohemi”, thotë një qytetar.
Në njoftimin e dërguar nga KEDS, thuhet se situata me energji elektrike vazhdon të jetë jo stabile që nga e mërkura.
“Duke pasur parasysh që furnizimi me energji elektrike në Kosovë vazhdon të varet nga prodhimi vendor, dhe ai këtyre ditëve nuk mbulon as gjysmën e konsumimit, e gjithë pjesa tjetër është duke u siguruar nga importi, që nga e mërkura kur blloqet janë jashtë pune”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit edhe pse KEDS/KESCO vazhdon të importojë konstant që nga e mërkura kjo sasi kur konsumi rritet dukshëm nuk është e mjaftueshme.
“Ftojmë konsumatorët të kursejnë maksimalisht këta muaj të vështirë të sistemit energjetik”, thonë në KEDS/KESCO./V.Berisha/arbresh.info/
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...