Qytetarët pak të interesuar për të legalizuar armët

11:28 | 25 Janar 2019
Arbresh.info

Mbi 100 kërkesa për legalizim të armëve janë aprovuar nga Ministria e Punëve të Brendshme ndërsa janë regjistruar deri më tani 208 kërkesë për legalizim.

Në një konferencë për media zëvendësministri Izmi Zeka  tha se  deri me tani kanë aplikuar numër i vogël i qytetarëve për legalizimin e armëve.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëjnë legalizimin e armëve deri me 17 qershor 2019, raporton arbresh.info.

Bazuar me numrin e kandidatëve deri më tani interesimi i qytetarëve për t’i legalizuar armët është i ulët u tha në konferencë.

Izmi Zeka, zëvendësministri i Punëve të Brendshme tha se nga sot kjo kampanjë zgjerohet edhe në rrjetet sociale gjatë kësaj konsiderojmë se është me rëndësi tu mbajmë të informuar për sfidat dhe përparimet.

“Nga sot fushata me letra ka qellim informimin e drejt ritheksoj se Kosova është vend e sigurt dhe në fushën e armëve të vogla dhe të lehta merr veprimet e nevojshme. Dhe në aspektin e trafikimit të armëve Ligji për legalizimin e armëve është mekanizëm shtesë për rritjen e sigurisë Kosova po merr pjesë për zbatimin e Kosova është përmirësuar ndjeshëm në luftën për trafikimin e armëve”, tha ai.

Alessandra Roccasalvo, u.d. e përfaqësueses së përhershme të UNDP-së, e cila tha se Kosova ka një kornizë të legalizuar të armeve sipas standardeve evropiane.

“Në Kosovë kemi krejtësisht një kornizë të legalizuar sipas standardeve evropiane. Kjo është me rëndësi sepse kur një ditë kur do ndryshojnë standardet ju do e dini se çka po bëni saktë. Diçka që dua të theksoj është fokusi i armëve të vogla, ne e kemi sjellë këtë punë të parët si pilot. Kosova është një vend i vogël për të pilotuar për gjëra që do kanë shpejtë rezultate”, tha Roccsalvo.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, tha se në rajon ka mbi 60 milion armë të dyshimta, të cilat mbeten kërcënim për sigurinë në vend.

“Pse jemi ne jemi në këtë fushatë financiarisht po ashtu me shumë moral dhe mbështetje politike ngase kjo është një temë që ka rëndësi për neve në Berlin dhe qyteteve të tjera. Ne kemi pasë një konferencë me Francën për lansimin e udhërrëfyesit për zgjedhjen e qëndrueshme sa i përket armëve të vogla të lehta. Ne duhet të vizualizojmë që në këtë rajon ka mbi 60 milion armë të dyshimta që janë një kërcënim për sigurinë”, tha Heldt./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme