Njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Rron Gjinovci, nuk pret që kërkesat e tyre të merren parasysh nga organet gjegjëse, por, sipas tij, ata angazhohen që ato të jetësohen për shkak të presionit qytetar.
Gjinovci ka thënë se masivizimi qytetar edhe në të kaluarën ka dhënë rezultate, shkruan sot Koha Ditore.
“Protesta sikurse herën e parë do të fillojë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, do të vazhdojë te Zyra e kryeprokurorit, në rrugën ‘Luan Haradinaj’, dhe do të përfundojë para ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit. Ne nuk presim që kërkesat të merren parasysh, ne angazhohemi që ato të jetësohen për shkak të presionit qytetar. Nëse ne jemi këmbëngulës dhe konsistentë, kërkesat do të realizohen”, është shprehur Gjinovci. “Plani ynë është që të vazhdojmë me protesta duke synuar masivizimin e tyre, pasi e dimë nga e kaluara se si ato kanë dhënë rezultat”…
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...