Google ADS

Qytetarët në terr, energjia elektrike shitet ndërsa KEDS heshtë

08:15 | 8 Qershor 2019
A Z

Kohëve të fundit janë shtuar reduktimet e energjisë elektrike. E pa rrymë ata mbetën shumë zona edhe në Ditën e Fitër Bajramit.

Madje në komunën  e Podujevës dhe ata të Pejës atë ditë pati ndërprerje të energjisë elektrike disa herë. Kështu ka thënë arbresh.info një banor llapjan në kushte anonimiteti.

“Ka një javë që kemi vazhdimisht ndërprerje të rrymës, edhe ditën e Bajramit ndodhi njëjte. Menjëherë pas faljes së Bajramit kemi pas ndërprerje për një orë e gjatë ditës është ndërpre edhe disa herë ndërsa ndërprerjet kanë zgjat deri gjysmë ore”, ka thënë ky qytetar.

Por, Kosova nuk del se ka mungesë të energjisë elektrike pasi sipas të dhënave të Doganës së Kosovës vendi ynë edhe eksporton energji. Në të dhënat e Doganës për periudhën janar prill të këtij viti thuhet se Kosova ka eksportuar energji në vlerë mbi 7 milionë euro.

E vendet në të cilat eksportohet nuk janë vetëm ato të rajonit, Kosova eksporton energji elektrike edhe në Kroaci, Danimarkë, Republikë Çeke dhe Slloveni. Madje në këtë të fundit eksporton sasinë më të madhe vlera e të cili arrin në 3 milionë e gjysmë.

Në të dhënat e Doganës së Kosovës thuhet gjithashtu se në Danimarkë eksportohet energji elektrike në vlerë afër 1 milionë euro, Republikën Çeke 124  mijë dhe Kroaci 66 mijë euro.

Ndërsa në vendet e rajonit më së shumti eksportohet në Serbi. Kosova gjatë këtij viti në këtë shtet fqinj ka eksportuar energji elektrike në vlerë afër 2 milionë e gjysmë.

E në Shqipëri ka eksportuar energji elektrike në vlerë 72 mijë euro.

Arbresh.info ka rreth 3 javë që ka dërguar pyetje në zyrën për informim në KEDS për ta parë sa është sasia e energjisë elektrike që Kosova a importuar e sa ka eksportuar gjatë këtij viti mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

Fillimisht zëdhënësi, Viktor Buzhala, ka qenë i gatshëm të përgjigjet në pyetjet se sa shitet një megavat për eksport dhe sa blihet për import, por që nga ajo kohë nuk është lajmëruar në telefon dhe as përmes postës elektronike.

Në pyetjet e dërguara është kërkuar gjithashtu edhe çmimi për megavat për import dhe eksport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme