Ndonëse është për herë të parë duke qeverisur me një komunë, Qëndron Kastrati, kryetar i komunës së Kamenicës, nuk po vlerësohet edhe aq mirë nga banorët.
Sipas tyre, takimi për t’i treguar rreth halleve të tyre me kryetarin Kastrati po është i pamundur.
“Unë kom prit dy ditë edhe s kom mujt mu taku me ta. Nuk e di pse ky qëndrim i tij, por nuk e di se si do të mund ti tregojmë problemet tona kur nuk mundemi me u taku”, tha njëri prej tyre për arbresh.info.
E ndryshe nga ky, mendim tjetër ka një banor tjetër i Kamenicës.
Ndonëse nuk tregon se cilat janë projektet që Kastrati i ka filluar në Kamenicë, ai shprehet se është i kënaqur me punën e tij.
“Po jam i kënaqur me punën e tij. Ka projekte të ndryshe, në përgjithësi jam i kënaqur me punën e tij. Mirë është”.
Kujtojmë se Qëndron Kastrati, ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa pas ndarjes në dysh të kësaj partie i pari i Kamenicës, tashmë është radhitur në krah të PSD-së./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...