Banorët e komunës së Gjakovës sot duke filluar nga ora 08:00 do të protestojnë në fshatin Kusar të Gjakovës. Përmes kësaj proteste ata po kërkojnë që të ndalin gurthyesit në Kusar, rrezë Bjeshkëve të Pashtrikut, e cila është zonë me prioritet për mbrojtje të natyrës me planin zhvillimor të Komunës së Gjakovës.
Ata përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se deri te këto protesta kanë ardhur për shkak të mos reagimit përkatësisht të Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunës së Gjakovës për të mbrojtur natyrën duke mos e revokuar pëlqimin mjedisor dhe lejen për ndërtimin e gurëthyesit në Bjeshkët e Pashtrikut, ju bëjmë thirrje mediave që ta përcjellin nga afër këtë protestë duke qenë zëri qytetarëve në mbrojtje të natyrës.
Në njoftim thuhet se zona ku po tentohet të bëhet gurthyesi, në Planin Zhvillimor Komunal është “Zonë malore-Hapësirë me prioritet për mbrojtjen e natyrës, ripyllëzim dhe rekreacion”, ku po ashtu gjenden edhe varrezat e vjetra të quajtura “ Varrezat e Krushqive”, në mes të Kompleksit të Shpellave të Kusarit që janë Monumente të Mbrojtura të Natyrës dhe zonës së propozuar si park nacional të Malit të Pashtrikut. Përkundër këtyre fakteve në atë hapësire Kompania është pajisur me pëlqim mjedisor dhe me leje për eksploatim të gurit gëlqeror.
Sipas këtij njoftimi komuniteti është injoruar gjatë procesit të dhënies se Pëlqimit Mjedisor dhe po injorohet tani.
Përkundër protestave, ankesave dhe shkresave të drejtuara në Komunën e Gjakovës dhe në Ministri të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ende nuk është ndërmarrë asgjë konkrete për të ndaluar punën.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...