Qytetarët e Gjakovës nesër protestojnë kundër gurthyesit

08:43 | 10 Qershor 2019
Arditë Shkodra

Nesër me datë 11 qershor, duke filluar nga ora 08.00 qytetarët e Komunës së Gjakovës  organizojnë protestë paqësore në fshatin Kusar, Gjakovë. 

Kjo është java e 4 e protestave që organizohen për të kërkuar ndalimin e gurthyesit në Kusar (zona kadastrale Pjetërshan) Gjakovë, rrëzë Bjeshkëve të Pashtrikut, e cila është zonë me prioritet për mbrojtje  të natyrës me Planin Zhvillimor të Komunës së Gjakovës.

Pasi që institucionet, përkatësisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Gjakovës nuk po reagojnë në mbrojtje të natyrës duke mos e revokuar pëlqimin mjedisor dhe lejen për ndërtimin e gurëthyesit në Bjeshkët e Pashtrikut, ju bëjmë thirrje medieve që ta përcjellin nga afër këtë protestë duke qenë zëri qytetarëve në mbrojtje të natyrës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme