Google ADS

Quni-Thaçit: E di se jeni frikësuar në luftë, se di pse po frikohesh në paqe

16:18 | 26 Prill 2019
V. S.

Tensione të mëdha në komisionin hetimor për gylenistët, aty gjithçka po flitet përveç për deportimin e gjashtë shtetasve turq. Deputetët e këtij komisioni po debatojnë si asnjëherë më parë me presidentin Thaçi. Aty po flitet për SHIK-un dhe luftën e UÇK-së.

Ishte deputeti i LDK-së Anton Quni i cili gjatë debatit i tha Presidentit Hashim Thaçit se është frikësuar në luftë.

“Ju jeni frikësu gjatë luftës, por pse po frikësoheni në paqe”, i tha Qunit –Thaçit.

E i menjëhershëm ishte reagimi i Presidenti.

Thaçi  tha se dihet kush ka qenë frikacak në luftë, por nuk përmendi emra.

“Frikacak dihet kush ka qenë, bile jam tu u kursy të mos flas”, tha Thaçi. Kush e ka majt një këmbë në Shipni një në Kosovë, shumë mirë e dina”, i tha Thaçi Qunit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme