Vigan Qorrolli, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, ka thënë se vendi ka rrezik të mos shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Qorrolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se deputetë mund të hynë në pazare për formimin e një qeverie të re pa zgjedhje, shkruan arbresh.info.
“Në rast se më 22 gusht së paku 80 deputetë nuk votojnë PRO shpërndarjes së kësaj legjislature. Në rast të votimit negativ (të pasuksesshëm) me 80 vota “për” — deputetët i japin shkas presidentit të vendit dhe shefave të tyre — të hyjnë në pazar për formimin e një qeverie të re pa zgjedhje”, ka shkruar Qorrolli.
Ai po ashtu ka shtuar se kujt i konvenon ‘arnimi’ do të shihet më 22 gusht.
“Kujt i konvenon “arnimi” dhe kujt i konvenon “legjitimimi” me zgjedhje të reja, kjo pritet të shihet sot dy javë. Drita e vetëdijes së re duhet të ndodh dhe kuvendi të shpërndahet. Deputetët, asgjë tjetër më të mirë nuk kanë për të bërë, sesa kjo, të enjten e 22 gushtit”, ka përfunduar Qorrolli.
Ndryshe ditë më parë kryesia e Kuvendit të Kosovës në një mbledhje të mbajtur ka marrë vendim që data 22 gusht të caktohet për mbajtjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit.
Kundër kësaj date ka dalë vetëm Vetëvendosje të cilët kanë kërkuar që data të jetë më afër pasi deri pas 3 javësh mund të bëhet marrëveshje të ndryshme për një Qeveri Teknike.
E Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot ka bërë të ditur se është i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme kurdo që ato të caktohen./Arbresh.info/
Lexo edhe: KQZ-ja mobilizohet me përgatitjet për zgjedhje, Daka: Jemi të gatshëm
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?