Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) inkurajon Kuvendin e Kosovës që të procedojë me miratimin e pakos së Ligjeve për FSK-në në leximin e dytë dhe rrjedhimisht t’i hap rrugë tranzicionit të FSK-së në një mandate mbrojtës.
“Konsiderojmë se ky është një proces i logjikshëm shtet-ndërtues për të cilin është punuar intenzivisht gjatë pesë viteve të fundit. Është tejet e rendësishme që ky proces të mos instrumentalizohet për përfitime personale e politike mirëpo të transmetohet si një arritur nacionale me benefite për Kosovën, rajonin dhe më gjerë,” thuhet në komunikatën e tyre për medie, përcjell arbresh.info.
QKSS fton institucionet që me gjakftohësi t’i rezistojnë presioneve nga ana e disa shteteve të cilat këtë tranzicion e shohin me skepticizëm.
“Rikujtojmë se QKSS që nga viti 2015 ka paralajmëruar që forma e tranzicionit të FSK-së përmes ndryshimeve të Ligjeve është formë komplet e ligjshme dhe legjitime. Qëndrimet e NATO-s nuk mund të reflektojnë qëndrimin e aleancës e cila e ka vendim-marrjen në bazë të konsensusit e ku një shumicë e shteteve anëtare të NATO-s e përkrah këtë proces si një të drejtë të Kosovës dhe, para së gjithash, një benefit për NATO-n e cila do ta konsideron storjen e saj të suksesit në Kosovë vetëm atëherë kur len si pasardhëse një forcë mbrojtjëse, e aftë për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët,” thuhet më tej aty.
QKSS shprehet e dëshpruar nga qëndrimi rigjid i Spanjës dhe mbase edhe ca shteteve tjera të cilat vazhdojnë të punojnë aktivisht në dëm të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. E njëjta vlen edhe për NATO-n ku perspektiva e tanishme e Kosovës është pothuajse inekzistente përderisa katë shtete anëtare ende nuk e kanë njohur Kosovën.
“Konsiderojmë se shumë shtete jo vetëm se në vazhdimësi ekzagjërojnë nevojën për një stabilitet nominal mirëpo edhe së voni po biejnë pre e një maqinerie të lajmeve të rrjeshme e cila ka për qëllim krijimin e frikës dhe pasigurisë sidomos në veri të vendit.”
Tranzicioni i FSK-së në ushtri nuk do të ketë impakt të menjëhershëm përderisa është një proces që do ti merr 7-10 vite. Ndërtimi i kapaciteteve të saj sigurisht se pritet të bëhet bazuar në mbështetjen bilaterale të shteteve përderisa NATO, ashtu sikurse në rastin e mandatit aktual, ka një hapësirë shumë të ngushtë veprimi për shkak të mungesës së konsensusit. Mandati i kufizuar për qëllime të vetmbrojtjes është në shërbim të ruajtjes së paqës, jo luftës.
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...