Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, është bërë sot përurimi i aparaturës më të re të rëntgenit digjital. Në ceremoninë e përurimit i pranishëm ishte kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani dhe punëtorë të tjerë shëndetësorë.
Në fjalën e tij, kryetari Bahtiri ka thënë se është kënaqësi e veçantë që sot përurohet një mjet digjital i cili është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Mitrovicës.
“Sot, jemi mbledhur këtu për të përuruar këtë aparaturë shëndetësorë, vlera e të cilit arrin shumën mbi 100 mijë euro dhe është nga teknologjitë më të fundit. Ky investim i cili i dedikohet qytetarëve tregon se komuna është e përkushtuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përmes blerjes së aparaturave të reja”, ka thënë kryetari Bahtiri.
Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj Barani, tha se ndihet jashtëzakonisht mirë qe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë u pajis me një aparaturë moderne dhe cilësore, ku tani e tutje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës do të ju ofrohen shërbime shëndetësore kualitative.
Ajo më tutje ka shtuar se ky projekt madhorë i cili kap vlerën mbi 100 mijë euro është vazhdimësi e furnizimit me aparatura mjekësore, dhe është realizuar përmes investimeve kapitale komunale.
Edhe drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm pajisjen e QKMF-së me rëntgen digjital duke theksuar se tani e tutje do të ofrohen shërbime më të mira dhe më cilësore për qytetarët.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?