Por, sa i përket personave të dënuarve për gjatë 3 viteve, nuk ka asnjë person të profilit të lartë të dënuar me burgim efektiv, e sa i përket ngritjes së aktakuzave, janë ngritur një numër i madh i aktakuzave për shumë persona të profilit të lartë, por që secila prej tyre ka dështuar, këtë e thotë drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj.
“Nga monitorimi sistematik që IKD i ka bërë sistemit të drejtësisë, rezulton se 3 vitet e fundit nuk kemi asnjë person të profilit të lartë të dënuar me burgim efektiv për korrupsion. Kjo e dhënë flet mjaft lidhur me atë se sa është i suksesshëm sistemi i drejtësisë përballë luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa sa i përket ngritjes së aktakuzave, gjatë këtyre viteve janë ngritur një numër i madh i aktakuzave për shumë persona të profilit të lartë, por që secila prej tyre ka dështuar. Kjo shihet në dy kuptime, ose si persekutim ose si amnistim, në atë mënyrë që ose janë persekutuar pa të drejtë personat e pafajshëm, ose janë amnistuar përgjithmonë personat që kanë kryer vepra të caktuara penale”, ka deklaruar Miftaraj.
Ehat Miftaraj nga IKD, ka thënë për Arbresh.info se, ligje po ndryshohen, por nuk po zbatohen asnjëherë në praktikë.
“Ka edhe ligje që tani po ndryshohen, por që nuk janë zbatuar asnjëherë në praktikë. Përderisa nuk kemi rritje të vullnetit politik, secili legjislacion i ri i referohet po të njëjtit sistem, i cili nuk ka vullnet për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Këtu, nuk e mohojmë faktin se brenda sistemit të drejtësisë ka individ të cilët kanë vullnetin dhe profesionalizmin e duhur për ta kryer detyrën me kompetencë, por sistemi se si është ndërtuar nuk i lejon të njëjtit ta bëjnë këtë”, ka shtuar Miftaraj në fund.
Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu, thotë se gjatë vitit të kaluar janë 156 akte akuzuese të ngritura për vepra penale të korrupsionit dhe të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Ndërsa, vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti janë ngritur 19 akte akuzuese.
Arbresh.info ju sjellë dokumentin e akteve akuzuese sipas profesioneve për vitin 2018 dhe në tre mujorin e parë të këtij viti.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...