Në sezonin 2019-2020, pritet që Qeveria e Kosovës të marrë nën përgjegjësi qendrën turistike të Brezovicës.
Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të agjencisë për mbrojtjen e mjedisit, të cilët kanë treguar se ka dy vjet që janë duke punuar për largimin e strukturave paralele në këtë pjesë.
Nga tani, ministritë kanë filluar me përgatitjen e investimeve të cilat do të bëhen në këtë pjesë turistike të Kosovës.
Problem kryesor në Brezovicë vazhdon të mbetet rruga dhe për këtë, Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar një kontratë për rregullimin e saj.
E, drejtori aktual i Qendrës së Skijimit të Brezovicës, Slavisha Kuzmanoviq, ka thënë që për investimet që do të bëhen është njoftuar nga mediat, por i mirëpret ato, pasi që ka rreth 30 vjet që nuk ka investuar askush, raporton KTV.
“Më ka gëzuar fakti kur kam dëgjuar se këtu do të ndodhin investime të mëdha, shpresoj që të bëhet kështu dhe mezi presim që kjo të ndodhë. Duhet të punojmë së bashku që këtu të ndërtohen telat e ri dhe të drejtë, të ndërtohen ski-lifta, apo së paku të rinovohen të vjetrit, sepse ne kemi pasur në total vetëm nëntë. Prej tyre, kanë punuar vetëm dy dyshe dhe një ski-lift. Në këso male të bukura, është e dhimbshme të ndodhë kështu”, ka thënë Kuzmanoviq.
Por, vizitorët kanë dyshime për këto investime.
Për herë të fundit, në formë investimi, Qeveria e Kosovës, në Brezovicë, ka vendosur taksën për vizitorë.
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla