Në mbledhjen e sotme të qeverisë është aprovuar propozim-vendimi për themelimin e Komisionit ndër-institucional për trajtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.
Me këtë rast kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të përmbushë të gjitha obligimet që i dalin si pjesë e aleancës kundër terrorizmit.
Ai ka bërë të ditur se këtë javë priten edhe diskutime tjera se sa ka Kosova kapacitete të përballet me këto probleme.
Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria ka ndarë 29 mijë e 907 euro për mbulimin e shpenzimeve të rivarrimit të Heronjve, Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. /arbresh.info/
Reshje të dendura të borës – Shtatë shtete në SHBA shp...
Ferizaj dhe Sokol Kiqina ndajnë rrugët
‘Mbaje afër’ – Për kë po bisedojnë Gjesti dhe Driloni?
“Po të mungon afirmiteti”- Deklarata që nxiti debat të ashpë...
Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit
Vlora Çitaku nesër mban konferencë për media