Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka filluar me një minutë heshtje për zv.ministrin Arian Daci.
Në këtë mbledhje është miratuar propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e ish zëvendësministrit të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci i cili humbi jetën tragjikisht me datë 26 janar 2019 në Brezovicë, raporton arbresh.info
Kryeministri i Ramush Haradinaj ka thënë se kanë paraparë rreth 15 mijë euro.
“E vlerësuam shumën e njëjtë si në rastin e policit Demaj. Do të merren nga kategoria rezervë”, ka thënë ai.
Në mbledhjen e qeverisë gjithashtu është miratuar propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr.02/84 të datës 15 janar 2019 lidhur me kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se kryesues i komisionit do të bëhet Ftamir Limaj. “Kokisioni nuk ndryshon vetëm kryesues bëhet Limaj”, ka thënë ai.
Qeveria bëri shqyrtimin e programit për reforma në ekonomi 2019.
Po ashtu në këtë mbledhje është miratuar edhe plotësimi dhe ndryshimi për tabela ta vendimit të Qeverisë nr 07/80 të datës 18 dhjetor.
Gjithashtu u miratua nisma për lidhjen e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik me Qeverinë e Republikës së Bullgarisë. Ministri i Tregtisë, Endrit Shala ka thënë se kjo marrëveshje ka për qëllim të zgjeroj bashkëpunimin ekonomik.
“Kjo marrëveshje do të kontribuoi në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve në veçanti bashkëpunimin tregtarë, teknologjik. Po ashtu në fushat si bujqësi, ekonomi, miniera etj”, ka thënë ai. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/287429358586244/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...