Pas takimit të grupit punues të Komisionit për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj ka thënë se kjo mbledhje ka qenë për t’u informuar lidhur me punët e deritashme si dhe për takimin e dy grupeve punues në Beograd.
“Kemi biseduar lidhur me punimet që i kemi bërë gjatë këtyre muajve . Sipas informacioneve ne kemi kërkuar në Rashkë dhe Mutivodë, por nuk kemi gjetur asgjë. Dje dhe pardje kemi zhvilluar në Majac, por nuk kemi gjetur as aty asgjë. Është një dinamikë e gërmimeve vlerësuese dhe do të vazhdojmë edhe më tej të gërmojmë në të gjitha vendet ku kemi dyshime. Përveç këtyre aktiviteteve javën e kaluar kemi mbajtur një mbledhje me grupet punuese në Beograd dhe kemi arritur një marrëveshje mes dy vendeve rreth pranim-dorëzimit të mbetjeve mortore të cilat janë në Serbi apo në Kosovë. Në këtë takim kemi biseduar edhe për gjëra tjera të gjësendeve të mbetjeve mortore. Ka pasur spekulime lidhur me gërmimet por deri tash rezultatet janë këto. Sot u murr vendimi për përkrahje nga Kryeministri me një shumë prej 25 mijë euro për shoqatat e familjeve të të zhdukurve”, tha ai.
Ndërsa Jahja Lluka nga Zyra e Kryeministrit tha se me 5 nëntor do të shkojnë në Hagë për të nënshkruar një plan operacional për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur.
“Me 5 nëntor do të jenë në Hagë për të nënshkruar një plan operacional për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur. Ne nuk kemi problem me të tjerët por vetëm me Serbinë dhe me 17 e 18 nëntor do të kemi një punëtori në Sarajevë për ligjin për persona të zhdukur dhe jemi duke punu në këtë drejtim. Jemi të interesuar që familjarët të ndihmohen dhe kjo është prioritet i Qeverisë. Është vështirë dhe tashmë nuk ka varreza masive por vetëm individuale dhe kanë kaluar 20 vite që nga lufta dhe e dimë se ka pak ngecje por ne do të vazhdojmë punën dhe nuk do të ndalemi”, tha Lluka./Arbresh.info/
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...