Qeveria miraton projektligjin për pronën publike

14:47 | 22 Janar 2019
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar shqyrtimin e projektligjit për pronën publike.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se ky projektligj harton çështjen e pronave publike, raporton arbresh.info.

“Projektligji synon të rregullojë çështjet si e drejta pronësore publike, përcaktimi i parimeve të administrimit me pronën publike, përcaktimi i objektit të pronës publike, themelimi i një institucioni kompetent për mbikëqyrjen e pronës publike”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme