Qeveria miraton Dokumentin për Rendin dhe Qetësinë Publike

14:42 | 4 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar shqyrtimin e draft konceptit të Dokumentit për Rendin dhe Qetësinë Publike.

Ministri i Punëve të Brendëshme, Ekrem Mustafa ka thënë se me këtë draft do të plotësohet dhe ndryshohet ligji për disa vepra që prishin rendin dhe qetësinë publike.

“Ky draft-ligj do të mundësoj që të plotësohet apo ndryshohen veprat si bezdisja publike, lëmosha, sjellja arrogante, sulmet verbale, vendosja apo heqja e lajmërimeve, billbordave në mënyrë të paautorizuar. Këto vepra ndikojnë në rendin dhe ligjin si dhe të gjithë qytetarëve”, ka thënë ai./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/305028173552592/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme