Google ADS

Qeveria më në fund deklarohet lidhur me takimin

19:23 | 30 Janar 2019
Arbresh.info

Zyra e Kryeministrit është deklaruar lidhur me takimin e sotëm të liderëve të koalicionit qeverisës.

Sipas tyre në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, shkruan arbresh.info.

Theks të veçantë duket të ketë qenë taksa dhe platforma e dialogut.

Kjo është deklarata e plotë:

Në takimin e sotëm të liderëve të partive të koalicionit qeverisës, u diskutua për

zhvillimet e fundit politike në vend, për funksionimin e institucioneve, përmbushjen e agjendës qeverisëse dhe legjislative, me theks të posaçëm aprovimin e Buxhetit 2019, pakon e ligjeve përcjellëse, platformën e dialogut dhe çështjen e taksës.

Partnerët e koalicionit janë dakorduar që ditëve në vazhdim t’i intensifikojnë veprimet dhe aktivitetet drejt harmonizimit të vendimmarrjes për sa u takon temave të sipërpërmendura.

Gjatë takimit është biseduar kryesisht për aspektet kryesore që ndërlidhen me platformën e dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Platforma e Dialogut do të reflektojë pozicionin unik të institucioneve të vendit për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht e Obligueshme, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Po ashtu, liderët e koalicionit u zotuan për intensifikimin e hapave dhe bashkërendimin e vendimeve me partnerët strategjikë të Kosovës, SHBA-të dhe BE-në.

Është vlerësim i përbashkët se koalicioni është funksional dhe stabil. Do të vazhdohet me përkushtim në arritjen e qëllimeve në përputhje me objektivat programore qeverisëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme