Google ADS

Qeveria Haradinaj, me më së shumti shkarkime e emërime në poste të larta

08:10 | 21 Qershor 2019
V. S.

Qeveria Haradinaj është qeveria që ka pasur më së shumti shkarkime e emërime në poste të larta qeverisëse, shkruan arbresh.info.

Që nga fillimi i mandatit kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë një sërë shkarkimesh disa për arsye politike e disa për përballje me ligjin.

Qeveri kampione për keq bërje dhe keqqeverisje po cilësohet nga analisti politik Blerim Burjani, duke e cilësuar si qeveri me më së shumti shkarkime e emërime të pamerituara.

“Natyrisht, ka pas emërime të shpeshta dhe të fshehta ndonjëherë, tash opinioni publik thjesht nuk e dinë as kush është zëvendësministër , dy ministra janë ndërruar , disa zëvendësministra janë shkarkuar , ka pas ndërrime te shumta”, thotë ai.

Kjo gjë sipas tij ka dëmtuar shumë buxhetin dhe qytetarët e vendit.

“Kjo edhe nuk ngjason me qeveri po me njerëz te cilët shkojnë e vijnë, rrisin numër te zëvendësministrave, këshilltarëve politikë qe janë kategori te njerëzve te pa punë dhe pa mërit qe emërtohet në formë korruptive me terminologjinë e raportit te BE për Kosovën. Vetëm PDK ka 15 sekretarë te përgjithshëm te ministrive anëtar partiake pa mërit që prapë emërtohet korrupsion i dëmshëm dhe bërje dem të qytetarëve, kjo qeveri është kampione në keq  bërje dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare” ka thënë ai në një prononcim për portalin arbresh.info

Deri me tani kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kë bërë këto shkarkime:

Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj (AKR) dhe drejtori i AKI-së Driton Gashi për rastin e ekstradimit të shtetasve turq, Ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo (Lista Serbe), vendim politik, Ministrin e MAPL Ivan Todosijević (Lista Serbe) dhe Zv. Ministren Vesna Mikić (Lista Serbe), për shkak të mohimit të krimeve të luftës dhe shkeljes së parimeve demokratike të vendit, Zv. Ministri Musa Cena – MZHR (AAK) dhe Zv. Ministri Bujar Nerjovaj MAP (AAK), për shkak të përballje ligjore me veprime të caktuara gjatë ushtrimit të funksionit zyrtar dhe përpalljes me drejtësinë, Ministrin e Tregtisë, Bajram Hasani (NISMA), Ministrin e Brendshëm Bejtush Gashi (AKR), Ministren e Ambientit Albena Reshitaj (AKR), vendim politik./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme