Qeveria Haradinaj më jetëshkurtra që nga pavarësia e Kosovës

08:13 | 16 Gusht 2019
Arbresh.info

Sipas një studimi të bërë nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), del se Qeveria në ikje nën udhëheqjen e Ramush Hardinajt ka qenë qeveria më  jetëshkurtër.

Sipas këtij raporti, kjo qeveri ka qëndruar në  pushtet gjithsej 678 ditë në total, shkruan arbresh.info.

“Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka publikuar raportin për paqëndrueshmëri të qeverive në Republikën e Kosovës. Studimi ka trajtuar tre fusha shqetësuese për zhvillimin demokratik të Kosovës: stabilitetin dhe kohëzgjatjen e qeverive, paqëndrueshmërinë zgjedhore dhe kohëzgjatjen e proceseve përfshirë negocimin dhe formimin e koalicioneve qeverisëse pas zgjedhjeve. Asnjë qeveri që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk e ka përfunduar mandatin e plotë (4 vjeçar) në detyrë siç parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për më tepër, vërehet një tendencë e theksueshme në rënien e ditëve të qeverive në pushtet. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Qeveria Hardinaj ka qenë më së paku në pushtet me 678 ditë në total.”, thuhet në raportin e dërguar nga  Instituti Demokraci për Zhvillim /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme