Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim që më tetë qershor të punohet për shkak të shtatë majit

23:51 | 3 Qershor 2019
Arditë Shkodra

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme solli vendim që tetë qershori (e shtunë) të jetë ditë pune për shkak të 7 majit.

Më 7 maj në territorin e Shkupit ishte ditë pushimi për shkak të vizitës së Papës në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

Vendimi ka të bëjë me shkollat e mesme dhe fillore në territorin e bashkisë së Shkupit si dhe për çerdhet dhe institucionet shëndetësore e këtij territori të cilët nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të marrin plane për punën.

Qeveria i rekomandon edhe sektorit privat në territorin e bashkisë së Shkupit ta zbatojë nëse më herët e kanë zbatuar rekomandimin e mëparshëm që 7 maji të jetë ditë pushimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme