Google ADS

Qeveria e Kosovës përgjigjet për bashkimin e Mitrovicës

18:51 | 30 Nëntor 2018
A. B.

Koordinatori Nacional i Reformës Shtetërore, Besnik Tahiri, teksa ka komentuar iniciativën e sotme të Agim Bahtirit për bashkimin e qytetit të Mitrovicës, ka thënë se edhe ai vetë është pro iniciativave për bashkimin e Mitrovicës, por ka theksuar se një proces i tillë është shumë i vështirë.

Tahiri thotë se kur flitet për këtë çështje, duhet mbajtur përgjegjësi.

“Unë jam pro iniciativave që e bashkojnë Mitrovicën, e që në funksion kanë shërbimin ma të mirë për qytetarët atje. Por ka qe 20 vjet që Mitrovica është problem serioz. Tash jemi në një situatë të re, që katër kryetarët në mënyrë të sinkronizuar kanë dhënë dorëheqje. Secili ka një përgjegjësi të fjalës në raport me këtë temë”, ka thënë Tahiri në T7.

Ai ka shpjeguar se një iniciativë e tillë nuk mund të implementohet, nëse nuk ndërmerret e njëjta gjë edhe në Komunën Veriore të Mitrovicës, pasi Kushtetuta e Republikës së Kosovës i njeh si dy njësi të nadara administrative.

“Këtu jemi duke folur për dy njësi administrative të ndryshme. Flasim për Komunën e Mitrovicës, dhe atë të veriut. Kushtetuta e Kosovës i njeh si të ndara, janë dy asamble komunale. Inciativa mundet me qenë e një vullneti të mirë, mirëpo një veprim i tillë duhet të ndodh edhe në asamblenë e veriut, të bashkohen dhe të dërgojnë një inciative në Qeveri. Por një gjë e tillë është shumë e vështirë. Është një proces politik që kërkon vëmendje. Veprimi i sotshëm është veprim legjitim, por realizimi është një proces shumë serioz”, ka shtuar Tahiri.

I pyetur nëse Bahtiri ka marrë leje tek institucionet qendore për këtë veprim, përkatësisht tek kryeministri, Tahiri ka thënë se nuk e di.

“Nuk mund ta konfirmoj as ta mohoj. Komunat kanë të drejtë të nisin iniciativa, deri në atë masë që ligji nuk bie ndesh në ligjin tjetër. Mirëpo një realizim i tillë duhet t’iu nënshtrohet një procesi të sakt të ligjeve që duhet preken. Por është një proces shumë problematik. Edhe në parlament është një farë procedure që nevojiten vota”, ka thënë ndër të tjera Besnik Tahiri.

Të ngjashme