Qeveria në mbledhjen e sotme ka aprovuar Raportin e punës të vitit 2018 dhe Planin e Veprimit të koordinatorit nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2019.
Raporti paraqet të përmbledhura aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit 2018, ndërsa Plani i Veprimit për vitin 2019 adreson disa problematika që ndërlidhen me kapacitetin e mësim nxënies për metodat e avancuara për të komunikuar me njohuritë për rininë. Programi Nacional për Rininë mbështetet në tri lloje të aktiviteteve: Garat për dituri; Garat për kreativitet kulturor dhe mendim kritik; dhe Garat në sport.
Kjo do të realizohet e mbështetur në dy parime themelore: në parimin e gjithë përfshirjes; dhe në parimin e vijueshmërisë. Aktualisht në Kosovë janë rreth 370 mijë nxënës (rreth 340 mijë në nivelin fillor dhe të mesëm) dhe rreth 110 mijë student. Programi Nacional për Rininë synohet zhvillimi aftësive të tyre me aktivitete të përditshme garuese.
Programi pritet të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë së mësim nxënies, do të identifikojë talentet e reja dhe do të ofrojë përkujdesen e nevojshëm për ta. Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar Projekt-Statutin e Shoqërisë Aksionare “Trepça”, i propozuar nga Bordi Mbikëqyrës. Versioni i ri i Projekt-statutit dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Statuti përcakton themeluesit e shoqërisë aksionare, aksionet e tyre, veprimtarinë, strukturën organizative, kapitalin themeltar, menaxhimin, afarizmin dhe të gjitha çështjet
organizative që lidhen me kompaninë. Emërtimi i shoqërisë aksionare është “TREPÇA” Sh.A dhe selia e saj është në Parkun Industrial të Mitrovicës. Miratimi Statusit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A., do të mundësojë zbatimin e Ligjit për Trepçën dhe versioni i miratuar sot është në pajtueshmëri të plotë nga të
gjithë akterët që ndikohen nga kjo kompani.
Qeveria ka aprovuar Strategjinë shtetërore kundër krimit të organizuar me planin e veprimit 2018-2022. Qëllimi i strategjisë është që me përdorimin sa më racional të burimeve materiale, financiare dhe njerëzore të zhvillojë politika për marrjen e përgjegjësive në parandalimin, luftimin e krimit të organizuar si dhe mbrojtjen e individit dhe shoqërisë nga krimi i organizuar. Përmes kësaj do të ndërtohet një shoqëri e sigurt me mundësi minimale dhe pamundësi për aktivitete të krimit të organizuar në Republikën e Kosovës.
Strategjia është hartuar duke u bazuar në vlerësimet e brendshme vjetore të zbatimit të strategjisë së kaluar 2012-2017. Janë përdorur edhe vlerësimet e jashtme siç janë raportet e Departamentit të Shtetit Amerikan, raportet e EUROPOL-it për Krimin e Organizuar dhe trendët në BE, raportet e Komisionit Evropian dhe dokumente tjera.
Para kabinetit qeveritar është prezantuar ideja për zhvillimin e Projektit “Ndërtimi i Kompleksit (Rezidencave) Qeveritar” në Prishtinë. Sipas projektit të prezantuar, Qeveria në bashkëpunim me investitor të ndryshëm mund të implementojë një projekt që parashihet të finalizohet brenda 7 vjetëve, dhe sipas të cilit Qeveria dhe institucionet do të fitonin më shumë se 1 milion metra katror për akomodimin e tyre.
Kryeministri Haradinaj ka theksuar se kjo ide do të shërbejë për një nxitje më të fuqishme që të realizojë objektivat e saj për akomodim të të gjitha institucioneve në objekte publike./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...